web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Tirana pa “frena” në merkato, prezantohet sulmuesi

2026-01-09 19:10:00, Sport CNA

ZYRTARE/ Tirana pa “frena” në merkato, prezantohet sulmuesi

Tirana ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Diar Halili. Futbollisti vjen nga skuadra e Prishtinës dhe do të jetë pjesë e bardhebluve në formë huazimi deri në përfundim të këtij sezoni.

Prezantimi zyrtar i lojtarit u bë në ambientet e kompleksit "Skënder Halili" nga drejtori sportiv, Omer Bunjaku.

Pas nënshkrimit të kontratës, mbrojtësi është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu për të nisur procesin stërvitor.

ZYRTARE/ Tirana pa “frena” në merkato, prezantohet sulmuesi

Ky transferim synon të përforcojë repartin defensiv të kryeqytetasve për ndeshjet e mbetura të edicionit futbollistik.

Me këtë lëvizje, Tirana vijon ndërhyrjet në organikë për të plotësuar kërkesat e stafit teknik gjatë muajit janar.





Lajmet e fundit nga