web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia rrezikon humbjen në tavolinë, Komisioni i Disiplinës bën gati vendimin

2024-01-22 12:39:01, Sport CNA

Vllaznia e femrave nuk u paraqit dje në ndeshjen përballë Gramshit, që do të luhej në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Sipas raportimeve, shkak për këtë është bërë një defekt i automjetit me të cilin po udhëtonin drejt stadiumit “Nexhip Trungu” të Cërrikut.

Pritet të shihet vendimi që do marrë FSHF për mungesën e papritur në këtë ndeshje. Vllaznia rrezikon të humbë ndeshjen 3 me 0 në tavolinë, duke u skualifikuar kështu pasi kanë fituar të parën 2 me 0.

Largimi nga Kupa e Shqipërisë, do të ishte humbja e parë e një trofeu për Vllazninë pas 10 sezoneve me suksese. Kujtojmë se kuqeblutë numërojnë 10 tituj kampion dhe 10 Kupa të Shqipërisë, të fituara në po aq vite radhazi.

Në ndeshjet e tjera të femrave, luajtur sot për Kupën e Shqipërisë, Tirana fitoi 3 me 4 kundër Lushnjës, Laçi humbi 1 me 8 ndaj Apolonisë dhe Partizani mposht 0 me 8 Kinostudion.





19:47 Sport

Liverpool

Liverpool mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhti me s...

16:18 Sport

Arsenali me

Arsenali thyen 5-0 Crystal Palace në "Emirates Stadium", duk...

Lajmet e fundit nga