web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mario Balotelli, drejt rikthimit në Serie A

2024-01-20 17:34:00, Sport CNA

Mario Balotelli është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit italian, Serie A.

Sulmuesi italian është pjesë e skuadrës turke Adana Demirspor, por ka vendosur të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi klubi turk është në krizë financiare.

33-vjeçari nuk ka luajtur shumë pasi ka vetëm pesë ndeshje këtë edicion duke shënuar tre gola, megjithatë ka shumë admirues në Serie A.

Salernitana është skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin dhe janë në bisedime të avancuara me të.

Megjithatë në garë për lojtarin kanë qenë edhe Udinese dhe Empoli që gjithashtu po shpresojnë të bindin ‘Super Marion’.

Por së fundmi për Balotellin interesim kanë shprehur edhe Lecce, Monza dhe Cagliari që kërkojnë të përforcojnë repartin ofensivë.

Lojtari ka vendosur për tu rikthyer në Serie A, derisa tani mbetet të shihet se cila skuadër do t’i fitoj shërbimet e tij.





16:18 Sport

Arsenali me

Arsenali thyen 5-0 Crystal Palace në "Emirates Stadium", duk...

18:58 Sport

Elbasani

Elbasani e nis vitin me fitore, teksa mposhti me rezultatin ...

18:51 Sport

Lloci i

Teuta dhe Tirana barazuan 2-2 mes tyre, në një ndeshje me ...

Lajmet e fundit nga