web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vllaznia njofton largimin e trajnerit, drejtimin e merr Xhaferi

2024-02-06 15:42:00, Sport CNA

Vllaznia njofton largimin e trajnerit, drejtimin e merr Xhaferi

Bujar Celufaj, nuk është më trajneri i “Vllaznia futsallë”. Këta të fundit, nëpërmjet një postimi, kanë njoftuar largimin e trajnerit.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë shkarkim, por Celufaj, ka marrë përsipër një detyrë të re në Akademinë Vllaznia.

Njoftimi i Vllaznia futsallë:

Vllaznia Futsal njofton shkëputjen e marrëdhënies me trajnerin Prof. Bujar Celufaj. Dëshirojmë të falënderojmë Prof. Bujarin për përkushtimin dhe energjitë e shpenzuara në këtë sport ndër vite dhe sidomos për kontributin e tij për rikthimin e Vllaznisë në futbollin e sallave.

Profesorit i urojmë suksese në aventurën e re sportive në Akademinë e Vllaznisë. Deri në caktimin e shefit të ri të stolit kuqeblu, ekipi do të drejtohet nga drejtori sportiv Arben Xhaferi.





Lajmet e fundit nga