web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Triumf me përmbysje, Barça marshon drejt titullit

2025-05-03 23:19:00, Sport CNA

Triumf me përmbysje, Barça marshon drejt titullit

Barcelona mori një tjetër fitore të rëndësishme, e cila e afron me titullin kampion. 

Katalanasit triumfuan 2-1 me përmbysje ndaj Valladolid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t. 

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, pas golit të shënuar nga Sanchez.

Megjithatë, Barcelona përmbysi rezultatin në të dytën, me golat e Raphinha dhe Fermin Lopez. 

Barcelona mban vendin e parë në renditje me 79 pikë, 7 më shumë se Reali i vendit të dytë. 





Lajmet e fundit nga