Apartments, service units and luxury vehicles/ 1.8 million euros of assets confiscated
At the request of the Fier Prosecutor's Office, 1.8 millio...
At the request of the Fier Prosecutor's Office, 1.8 millio...
Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavi ka dhënë një intervistë të gjatë për Sport.cz dhe Pravo, ku ndër të tjera ka folur për ndeshjen me Kombëtaren kuqezi, më 12 tetor në “Air Albania”.
Çfarë po ndodh brenda grupit tuaj para ndeshjes së rëndësishme në Shqipëri? Jeni i emocionuar, nervoz apo i shqetësuar?
Kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja, nervozizmi është normal, por ne e dimë sa e rëndësishme do të jetë ndeshja. E dimë që atmosfera atje do të jetë e stuhishme, ka pasur një interesim të madh për ndeshjen në Shqipëri, njerëzit atje janë me temperament. Nuk e mohoj që ambienti vendas do të jetë avantazh për kundërshtarin.
A është e mundur të përgatitesh për një mjedis të egër?
Të gjithë lojtarët e dinë se çfarë është në lojë dhe çfarë i pret në Shqipëri. Duhet t’i bindim që janë të mirë, të fortë, me vetëbesim dhe duan të kenë sukses. Kjo është tmerrësisht e rëndësishme. Nëse nuk i besojmë njëri-tjetrit, do të na shqyjnë në Shqipëri.
Çfarë të ka habitur më shumë kur analizon ndeshjen e parë me Shqipërinë? Çfarë do të duhet të ndryshoni?
U befasuam që patëm shumë humbje, sidomos në pjesën e parë. Pasime të këqija, topa të gjatë, ndërhyrje të humbura, pak lëvizje. Ishte shumë keq në pjesën e parë, kjo nuk mund të ndodhë me ne. Disa aksione po zhvilloheshin mirë, ishim para pasimit përfundimtar, por këtu u ngatërruam. Kjo ka ndodhur rreth dhjetë herë, këtë nuk mund ta përsërisim për herë të dytë. Përveç kësaj, ne kishim një fushë të madhe, duhet të jemi më kompakt dhe të përgjegjshëm.
Si kanë shkuar seancat stërvitore?
Stërvitja e parë është të hënën, e cila është pak a shumë restauruese. E marta është dita e vetme që mund të praktikojmë disa taktika. Të mërkurën do të jemi në Shqipëri dhe do të kemi një seancë stërvitore para ndeshjes.
Pas ndeshjes me Shqipërinë, u përfol shumë ecuria e mesfushorit Aleks Krale. Ju çfarë mendimi keni?
Është turp sepse Aleksi punon shumë. Ne e thirrëm atë, edhe pse ai nuk luajti në Uest Hem, por ai gjithmonë punonte shumë dhe vinte i përgatitur. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë ai u fajësua kryesisht për humbjen para golit, por ndryshe e punoi ndeshjen në një zonë të madhe. Ai krosoi, vrapoi, fitoi shumë topa. Nuk po them se ishte ndeshja e tij, nuk na shkoi mirë në përgjithësi, por njerëzit morën një imazh të tij që ndoshta është e vështirë të ndryshohet. Por shikoni, ai luajti të gjithë ndeshjen në Champions të martën, ai shënoi një gol. Ne ende llogarisim tek ai, por nuk është se ai ka një vend të caktuar. Aktualisht vlen për ne.
Në përgjithësi, shumë kritika iu drejtuan pas ndeshjes në Shqipëri. Si i cilësoni ato?
Mendoj se askujt nuk i pëlqen që njerëzit ti shajnë. Nuk dua të jem arrogant, por nuk kontrolloj në rrjetet sociale. E pranoj kur dikush ka një mendim kritik. Pas asaj ndeshje askush nuk thotë se ne luajtëm mirë, donim dhe duhej të fitonim. Nuk më pëlqejnë kritikat, nuk jam mazokist që të lexoj vulgaritete për veten time. Ndoshta gjërat do të ndryshojnë pas duelit në Shqipëri.
Presidenti i Federatës së Çekisë, Petr Fousek ju ka shprehur publikisht mbështetjen edhe para ndeshjes në Shqipëri. A ju qetëson kjo gjë?
Nëse ai nuk do të kishte besim tek ne, nuk do të ishte e këndshme. Por është një lajm pozitiv që ai beson te të gjithë ne, nuk ka të bëjë vetëm me mua. Është mirë që të gjithë ta perceptojnë atë.
Klubi i Ballkanit ka dalë me reagim pas ankesave për sharj...
Sfida kundër Kukësit me shumë gjasa ishte e fundit për Zor...
Ish-sulmuesi i Hapoel Beer Sheeva dhe Hapoel Tel Aviv, Lio...
Pas një dëmtimi të gjatë, Armando Broja jo vetëm që është ...
Dinamo është duke kaluar një moment të vështirë në kampion...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë sfidën më të rë...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Çekisë sfidën më të rë...
Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç ka dhënë një deklaratë pë...
"Gjiro Open Air" is the international competition of f...
In addition to Andi Hadrojt, who continues to have problems ...
Bayern Munich got an easy victory at the "Allianz Arena" aga...
Arsenal has achieved a great victory this Sunday evening, as...
Erzeni won minimally in the derby against Teuta, in the matc...
Partizan won 4-3 against Kukës, in the game valid for the ei...
The national team has started training for the next two matc...
Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat e fundit të Superio...
Cristiano Ronaldo rrezikon të ndëshkohet me goditjen e 99 ka...
Teuta do të presë Erzenin në duelin e vlefshëm për javën e 8...
Barazime me gola në tri takimet e Premier League. Brighton d...
Ka ndryshime në listën e Kombëtares U-21, e thirrur për dy n...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred in Fier where citizen RB, 35 y...
Roskovec/Preliminary information At around 06:00, in the ...
A serious incident occurred in Fier in the village of Vidh...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...