web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllen pjesët e para/ Katër gola në Partizani-Kukësi, nuk ka fitues në Durrës

2023-10-08 18:48:56, Sport CNA

Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat e fundit të Superiores, për javën e tetë.

Partizani kryeson 3-1 ndaj Kukësit, pas 45 minutave të para. Të kuqtë e nisën vrullshëm, teksa shënuan dy gola të shpejtë me Carën në minutën e 2-të dhe Bintsouka në minutën e 5-të.

Verilindorët reaguan mirë dhe ngushtuan diferencat falë një goli të Salami në minutën e 25-të.

Në minutën e 44-t, ishte sërish Bintsouka, i cili shënoi të tretin për Partizanin.

Ndërkohë nuk ka gola në Durrës, aty ku luhet sfida mes Teutës dhe Erzenit. Shijakasit gjetën golin në minutën e 44-t, me një predhë të Kahrimanovic, por u anulua për pozicion jashtë loje.





17:02 Sport

Bologna i jep

Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Bo...

Lajmet e fundit nga