web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skuka humbi rastin e pastër, trajneri: Njoh një lojtar që nuk dha asgjë

2023-02-19 12:19:20, Sport CNA

Xhuliano Skuka kishte një mundësi të mirë për të shënuar golin e parë në Francë. Sulmuesi shqiptar nuk e shfrytëzoi mundësinë e krijuar në minutën e 84-t në ndeshjen mes Dijon dhe Metz, e mbyllur në shifrat 0-0.

Një ndeshje e luajtur keq për Metzin që humbet terren në luftën për t’u ngjitur në elitën e Francës.

Skuka hyri në fushë në minutën e 78-të. Trajneri i Metzit, Boloni, ka pasur kritika për të gjithë lojtarët, duke mos kursyer as ata të futur nga stoli.

“Përveç tre apo katër lojtarëve që luajtën si duhej në fushë, të tjerët më zhgënjyen. Performanca e përgjithshme ishte e keqe.

Është një ndeshje nga e cila mbaj mend pak. Për fat të mirë mbrojtja jonë qëndroi, na lejoi të merrnim një pikë. Mbrojtja fillon me sulmuesit. Dhe sonte, ata kanë qenë goxha anonimë.

Do ta lë mënjanë rezultatin dhe pa thënë emra, njoh një lojtar që sjell ndryshim ritmi, që sjell të panjohurën në një mënyrë të mirë për ne dhe sonte asgjë […]. Nuk funksionuan as ndryshimet e mia. Ndonjëherë ka ditë të tilla”, tha Boloni.





20:58 Sport

Partizani heroik,

Partizani-Erzeni 3-0 (Rrapaj 45’, Da Silva 46’, Hoti 71’) ...

Lajmet e fundit nga