web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E trishtë/ Trajner i rekordeve në Itali, ndahet nga jeta ishi i Torinos dhe Interit

2023-02-18 21:37:39, Sport CNA

E trishtë/ Trajner i rekordeve në Itali, ndahet nga jeta ishi i

Futbolli italian është në zi teksa u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-trajneri i Perugias së artë, Ilario Castagner. Gjatë karrierës së tij në futbollin italian, Castagner mbahet mend si trajneri i parë që e mbylli kampionatin pa asnjë humbje teksa në sezonin 1978-79, drejtonte Torinon.

Megjithatë, në atë sezon pavarësisht se e mbylli pa asnjë humbje (19 fitore, 11 barazime), Castagner nuk ia doli të fitonte titullin duke e mbyllur në vendin e dytë të klasifikimit pas Milanit. Ndërkohë, në karrierën e tij, Castagner ka stërvitur edhe Lazion, Inter, Milan, Pescara apo edhe Pisa. Nga ana tjetër, ka fituar dy tituj në Serie B dhe një në Serie C.

SuperSport





20:58 Sport

Partizani heroik,

Partizani-Erzeni 3-0 (Rrapaj 45’, Da Silva 46’, Hoti 71’) ...

Lajmet e fundit nga