web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të kuqtë vuajnë mungesat, Colella vendos për titullarët

2023-02-18 12:03:18, Sport CNA

Partizani vjen sot përballë Erzenit me disa mungesa. Ata mbyllën mbrëmë përgatitjet e fundit për sfidën me organikën jo të plotë. Buxhelaj e Sota nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Gjithashtu Murataj nuk ia doli të rekuperohet plotësisht dhe Colella mund ta përdor në pjesën e dytë.

Për portierin Alban Hoxha mjekët vendosë ta lënë pushim duke mos rrezikuar. Colella do t’i besoj portën Rexhepit. Në mbrojtje në rreshtimin me 4 do të jetë sërish titullar Bruno Telushi përkrah Menishit në qendër. Nga krahët do të jenë Atanaskovski dhe Hadroj. Në mesfushë titullar do të jetë
Rrapaj dhe Matondo. Opsion i tretë në mesfushë mund të jetë Bilali ose Maget. Në repartin e sulmit Cara dhe Mba do të nisin sërish. Përkrah tyre pritet të jenë Selmani ose Mensah.





Lajmet e fundit nga