web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Napoli nis punën për merkaton e verës, kërkon të marrë Nedim Bajramin

2023-02-18 11:54:07, Sport CNA

Napoli është duke bërë shumë mirë, ndërsa kryeson Seria A me 18 pikë diferencë nga vendi i dytë, që mbahet nga Inter, ndonëse “zikaltërit” ende nuk e kanë mbyllur raundin e 23-të.

Ndërsa vijon të marrë rezultate pozitive, Spalletti është duke menduar për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Nga mediet italiane raportohet se Napoli është duke vëzhguar me shumë interes mesfushorin e kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami-n, i cili aktualisht është i huazuar te Sassuolo deri në fund të këtij sezoni.

Kartonin e shqiptarit e posedon Empoli deri në verën e 2024-ës, por me formën e mirë dhe interesin e Napolit, skuadra që e ka në pronësi do pranonte ta shiste Bajramin për një shifër të kënaqshme dhe një transferim i tillë do i pëlqente shumë 23-vjeçarit.





Lajmet e fundit nga