web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani fiton me vuajtje ndaj Monzës, vendos “perla” e Messias

2023-02-18 20:31:43, Sport CNA

Milani fiton me vuajtje ndaj Monzës, vendos “perla” e Messias

Milani ka arritur që të marrë një tjetër fitore në kampionat ndaj Monzës, skuadrës së ish-presidentit të kuqezinjve, Silvio Berlusoni. Skuadra e Piolit triumfoi me vështirësi 1-0 në fushën e ekipit modest.

Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Messias në minutën e 31-të falë një goditje të bukur në hyrje të zonës. Monza u kundërpërgjigj mjaft mirë me Ciurria që do të ndalej vetëm nga shtylla dhe më pas do të largohej nga portieri Tatarusanu.

Në pjesën e dytë vendasit provuan të ndryshonin diçka por rezultati mbeti i njëjtë. Milani i bashkohet Interit në vendin e tretë me 44 pikë.





Lajmet e fundit nga