web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takim shqiptarësh në Bundesligë, por asnjëri prej tyre s’do t’ia dijë për Shqipërinë

2023-02-19 07:47:51, Sport CNA

Skuadra e Augsburgut arriti një fitore të madhe mbrëmë në xhiron e 21-të në Bundesliga, pasi mposhti minimalisht 1 me 0 ekipin e Hoffenheim.

Dy shqiptarë ishin duke luajtur për dy skuadrat gjatë këtij takimi. Bëhet fjalë për Mergim Berishën (te Augsburg) dhe Fisnik Asllani (te Hoffenheim).

Pas ndeshjes, kjo dyshe është ndalur në dhomat e zhveshjes dhe kanë biseduar. Përveç kësaj, ata kanë shkëmbyer fanellat me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që të dy lojtraët janë duke pritur ftesën nga Kombëtarja e Gjermanisë, ndërkohë kanë oferta nga Kosova dhe Shqipëria.

Berisha, 24 vjeç, ka qenë synim i kamotshëm i Kosovës por ai nuk ka pranuar deri më sot të jetë pjesë e ekipit kombëtar verdhekaltër, duke pritur gjithmonë thirrjen e Kombëtares së Gjermanisë.

Ai ka qenë pjesë e Gjermanisë U21 ? duke i bërë 13 paraqitje dhe një gol dhe nuk ka luajtur më për të që prej se u shpall kampion evropian për të rinj verën e kaluar ? por asnjëherë nuk ka marrë ftesë për ekipin A kombëtar.





20:58 Sport

Partizani heroik,

Partizani-Erzeni 3-0 (Rrapaj 45’, Da Silva 46’, Hoti 71’) ...

Lajmet e fundit nga