web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KATEGORIA E PARË/ Tetë skuadra zbresin në fushë, ja katër duelet e fundit të javës së 16-të

2023-02-19 10:13:33, Sport CNA

Kategoria e Parë luan dhe katër sfidat e saj të fundit të javës së 16-të, ku në lojë vazhdojnë të jenë shumë objektiva.

Sfida që spikat është ajo mes Burrelit dhe Dinamos. Skuadra e drejtuar nga Dorian Bubeqi kërkon të shmangë zonën e ftohtë dhe të futet në garë për një vend në zonën “playoff”. Gjithsesi, kryeqytetasit duan të ruajnë distancën me ndjekësit dhe të marshojnë në vendin e parë.

Skënderbeu pret Orikun, në një sfidë që duket e lehtë në letër për korçarët. Gjithsesi Oriku do të bëjë çmos në mënyrë që të vazhdojë garën e saj për mbijetesë.

Luzi pret në shtëpi Korabin, me këtë të fundit që është në luftë për një vend që të çon direkt në Superiore.

Ndërsa në Fier, Apolonia do të presë Besën. Fierakët duan të dalin nga zona e ftohtë dhe të futen në zonën “playoff”, ndërsa Besa kërkon t’i ruaj pozitat e saj në renditje.

 





20:58 Sport

Partizani heroik,

Partizani-Erzeni 3-0 (Rrapaj 45’, Da Silva 46’, Hoti 71’) ...

Lajmet e fundit nga