web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria spanjolle gjen prova të tjera, thellohet skandali i Barcelonës

2023-02-19 09:34:48, Sport CNA

Skandali i gjyqtarëve, ose ndryshe “Barça gate”, që ka shpërthyer pak ditë më parë, ka pasur zhvillime të reja në orët e fundit. Siç raportojnë mediat spanjolle, shuma që klubi katalanas ka paguar për ish-drejtuesit e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, nuk është 1.4 milionë euro, siç rezultoi fillimisht.

Për më shumë, pagesat për të marrë informacione në lidhje me gjyqtarët në La Liga, klubi spanjoll i ka nisur që nga viti 2001, e jo vetëm për periudhën 2016-2018.

Në fakt, periudha 2016-2018 është koha kur kompania e drejtuar nga ish-zëvendëspresidenti i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Hoze Maria Enrikez Negreira, (DASNIL 95 SL) është hetuar nga tatimet dhe prokuroria spanjolle për fshehje të detyrimeve fiskale.

Por pikërisht nga hetimet më të thelluara të bëra nga prokuroria spanjolle, rezulton se Barça ka nisur me pagesat që në vitin 2001 dhe shifra totale e paguar për gjyqtarët për periudhën 2001-2018 arrin në 7 milionë euro.

Enrikez Negreira i ka marrë këto shuma parash për “këshilla verbale” në favor të Barcelonës, me ishshefin e gjyqtarëve që i ka udhëzuar se si duhet të sillen para arbitrave gjatë ndeshjes.

 





20:58 Sport

Partizani heroik,

Partizani-Erzeni 3-0 (Rrapaj 45’, Da Silva 46’, Hoti 71’) ...

Lajmet e fundit nga