web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reja does not invite him to the national team, Roca shines with a goal in Turkey

2022-11-10 14:01:00, Sport CNA
Reja does not invite him to the national team, Roca shines with a goal in Turkey
Eduart Roca

Eduart Rroca tund rrjetën në Turqi me fanellën e Istanbulsporit. Ish-sulmuesi i Luftëtarit dhe i Kukësit ka shënuar në ndeshjen që është zhvilluar në Kupën e Turqisë ndaj Etimesgut me rezultatin 3-2, takim që përfundoi pas 120 minutave lojë, sepse koha e rregullt ishte në baraspeshë totale 2-2.

29-vjeçari ka shënuar golin e barazimit në minutën e 75?. Ndërsa goli i parë mban sërish firmën e një shqiptari, Jetmir Topallit, i cili ngushtoi diferencat në 1-2.

Ky ishte goli i 2 për Eduart Rrocën në 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Istanbulsporit, teksa nuk ka dhuruar dot asnjë asist.

Ndërsa për Topallin ky ishte goli i tij i 4 në të gjitha kompeticionet për skuadrën turke në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku ka dhënë dhe një asist.





Lajmet e fundit nga