web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pritej te Brazili, Ancelotti pranë rinovimit me Real Madrid

2023-12-28 15:05:00, Sport CNA

Pritej te Brazili, Ancelotti pranë rinovimit me Real Madrid

E ardhmja e Carlo Ancelotti-t është shumë më afër Real Madrid se sa Brazilit. E shkruan “AS”, sipas të cilit tekniku emiljan është shumë pranë rinovimit me klubin e Florentino Perez. Pavarësisht sforcimeve të federatës braziliane të futbollit për të arritur një marrëveshje të mundshme me italianin në pankinëm e Seleçaos, kjo duke nisur nga muaji qershor, “AS” ka konfirmuar që ky akord nuk ekziston aq më tepër që Ancelotti ka qenë shumë i qartë me ta.

Sigurisht që është ndjerë i vlerësuar nga propozimi i pesë herë kampionëve të Botës, por përgjigja e tij ka qenë e menjëhershme dhe shumë e fortë. “Real është prioriteti im dhe nëse klubi do të më ofrojë rinovimin do të vazhdoj këtu sezonin e ardhshëm”, shkruan “AS” duke kujtuar konferencën për shtyp të një muaji e gjysme përpara të Ancelotti-t, i cili ishte i gatshëm të priste Real Madrid deri në momentet e fundit.

Duket, gjithnjë sipas “AS”, që Ancelott-i ka folur me të shoqen dhe fëmijët (Davide është ndihmësi i tij në mënyrë direkte tek Real) dhe i ka lënë të kuptuar atyre që në Madrid ndihet ende shumë mirë dhe që ekziston një mundësi për të për të rinovuar kontratën me klubin e “Santiago Bernabeut”.





Lajmet e fundit nga