web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Porta bën me “dhimbje koke” drejtuesit e Dinamos

2023-06-26 17:10:53, Sport CNA

Dinamo është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Blutë po punojnë intensivisht për të përforcuar skuadrën me elementë të rëndësishëm për sezonin e ri. Një nga problemet më të mëdha me të cilët po hasi vështirësi është porta.

Stivi Frashëri prej javësh përflitet në kryeqytet, teksa Aldo Teqja ishte shumë afër Bluve. I pari vazhdon të përlitet por përsëri duket lart, ndërsa i dyti tashmë zyrtarisht është pjesë e Flamurtarit.

Në këto kushte pavarësisht emrave që janë përfolur sërish drejtuesit nuk po gjejnë dot një portier që të jetë i duhuri për portën e Dinamos. Më shumë gjasa Luka Krostas mund t’i jepet sërish besimi për të qenë titullar.

Dani dhe Lenja që janë aktualisht pjesë e Bluve nuk kanë eksperiencën e duhur për t’u besuar dhe në këto kushte përsëri puna për një portier do të vazhdojë. Momentalisht kjo gjë po u jep “dhimbje koke” drejtuesve të Bluve.





14:29 Sport

Partizani

Tirana do të presë Dinamo Batumin në datën 13 korrik për tur...

Lajmet e fundit nga