web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Plas” grushti në finalen e Kupës së Shqipërisë, rikthehet dhuna në kryeqytet

2025-05-14 23:48:00, Sport CNA

“Plas” grushti në finalen e Kupës së

Finalja e Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-19 mes Tiranës dhe Teutës përfundoi me tension dhe përplasje.

Teuta siguroi fitoren me rezultat 2-1 në ndeshjen e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit”, por pas vërshëllimës së fundit situata doli jashtë kontrollit.

Lojtarët e Tiranës u futën në fushë dhe nisën përplasjet fizike, duke shkaktuar një sherr masiv. Përleshjes iu bashkuan edhe anëtarë të stafit dhe disa tifozë.

Sa i përket ndeshjes, heroi i Teutës ishte Devit Demirçani, i cili shënoi dy herë në minutat 57 dhe 88.

Ndërsa Tirana reagoi vonë me golin e vetëm të Valentin Përgjonit në minutën e 93-të.





Lajmet e fundit nga