web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Triumf me përmbysje, Reali nuk zhgënjen në shtëpi

2025-05-14 23:36:00, Sport CNA

Triumf me përmbysje, Reali nuk zhgënjen në shtëpi

Real Madrid ka arritur një fitore të vështirë ndaj Mallorcas me rezultatin 2-1 në “Santiago Bernabeu”, në javën e 36-të të LaLiga-s.

Mallorca kaloi e para në avantazh në minutën e 11-të me golin e Valjent, ndërsa madrilenët barazuan me Mbappén në minutën e 68-të.

Fitoren e siguroi Jacob Ramon në kohën shtesë, duke shënuar në minutën e 95-të.

Megjithatë, kjo fitore nuk mjafton për Realin që të parakalojë Barcelonën, e cila mund të shpallet kampione nëse fiton ndeshjen e saj ndaj Espanyolit.





Lajmet e fundit nga