web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KATEGORIA E PARË/ Dinamo shtanget në transfertë, Skënderbeu i shënon “poker” Orikut. Ja të gjitha rezultatet

2023-02-19 15:16:45, Sport CNA

Kategoria e Parë ka luajtur katër sfidat e saj të fundit të javës së 16-të me surprizat që nuk munguan.

Në takimin që nisi në orën 12:30, Luzi mundi me rezultatin 1-0 Korabin duke u futur dhe njëherë në garën për zonën “playoff”.

Një tjetër rezultat surprizë ishte humbja e Dinamos në transfertë ndaj Burrelit, me “Nëndetësen” duke i hapur më shumë punë vetes në garën për kreun.

Skënderbeu nuk gaboi në shtëpi përballë Orikut, duke e mundur me rezultatin 4-1 dhe duke u ngjitur në vendin e dytë.

Në takimin mes Apolonisë dhe Besës nuk pati gola, me skuadrat që ndanë pikët.

 





20:58 Sport

Partizani heroik,

Partizani-Erzeni 3-0 (Rrapaj 45’, Da Silva 46’, Hoti 71’) ...

Lajmet e fundit nga