web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kampion në boks, Lushnja i dorëzon Florian Markut titullin “Qytetar Nderi”

2022-08-26 20:32:29, Sport CNA

Florian Markut i është dorëzuar sot titulli ?Qytetar Nderi? i Lushnjës. Vetë kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa ia ka dhënë titullin boksierit shqiptar. I pranishëm ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla. Marku ishte vlerësuar me ?Qytetar Nderi? muaj më parë nga Bashkia e Lushnjës.

Në ?Shtepinë muze të Kongresit? u zhvillua ?Lushnja nderon Markun?. Ai ia doli të fitojë me vendim unanim, dje në ?Air Albania? kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Florian Marku vazhdon të jetë i pamposhtur dhe sfida më të mëdha e presin në të ardhme. Kujtojmë se nesër në orën 11:00 do të zhvillohet ceremoni pritëse në nder të tij, pikërisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.





Lajmet e fundit nga