web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër Roma sfidon Juventusin, reagon Zhose Murinjo

2022-08-26 16:49:00, Sport CNA
Nesër Roma sfidon Juventusin, reagon Zhose Murinjo
Jose Mourinho

Roma e Zhoze Murinjos do të përballet nesër me një test të vërtetë në këtë start të sezonit teksa do të ndeshet me Juventusin në transfertë.

Përpara sfidës ka folur dhe vetë trajneri i kryeqytetasve, Zhoze Murinjo, që e ka cilësuar sfidën si një nga gjithë të tjerat dhe ka kujtuar përballjet e shkuara me ?Zonjën?.

?Ajo e nesërmja do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, kemi përballë Juven që është një skuadër e madhe. Nga skuadra dua maksimumin ashtu siç kërkoj gjithmonë, është e njëjta rutinë si çdo herë. Në Torino kam luajtur dhe herë të tjera, nuk do të ketë ndikim tek e ardhmja?, u shpreh Murinjo.





Lajmet e fundit nga