web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Supersfida Lazio – Inter, zikaltërit vendosin për aktivizimin e Kristjan Asllanit

2022-08-26 19:56:15, Sport CNA

Lazio dhe Inter do të ndeshen mbrëmjen e sotme në orën 20:45, e vlefshme për javën e tretë të Serie A. Supersfida e javës në Itali pritet të dhuroj spektakël për vetë rivalitetin e zjarrtë që kanë këto dy ekipe. Trajneri i zkaltërve ka vendosur që Kristjan Asllani të startojë nga stoli dhe këtë sfidë.

Teknikët e dy kampeve kanë përgatitur çdo gjë në maksimum për duelin e sotëm. Inter vjen pas dy rezultateve pozitive, ndërkoh Lazio nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në javën e shkuar ndaj Torino dhe tashmë kërkon të rikthehet te fitorja. Hysaj gjithashtu do ta nis nga stoli sfidën e sotme.

Formacionet zyrtare:

Lazio: Provedel, Lazzari-Patric-Romagnoli-Marusiç-Milinkoviç-Cataldi-Vecino, Anderson-Zaccagni-Immobile
Trajner: Maurizio Sarri

Inter: Handanoviç, Skriniar-De Vrij-Bastoni, Dimarco-Gagliardini-Brozoviç-Barella-Dumfries, Martinez-Lukaku
Trajner: Simone Inzaghi





Lajmet e fundit nga