web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ka mbetur pa skuadër, klubi më i vjetër në Itali pas Januzaj

2022-08-16 18:58:09, Sport CNA

Adnan Januzaj ka mbetur pa ekip, duke shqyrtuar ofertat në drejtim të tij. 27 vjeçari mbylli gjithçka me Real Sociedad në La Liga edhe pse iu kërkua rinovimi. Tanimë shqiptari që zgjodhi të luante për Belgjikën ka një pistë nga Italia, me Genoa që është pas tij.

Klubi më i vjetër në Itali sezonin e ri do luajë në Serie B, ndërsa ka në plane anësorin e sulmit. I dalë nga Manchester United, Januzaj ka luajtur edhe për ekipin e parë të Djajve.

Në ishull Januzaj luajti edhe me Sunderland, ndërsa te Borussia Dortmund nuk shkëlqeu.





Lajmet e fundit nga