web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi pranë akordit me futbollistin që ka luajtur në Serinë A dhe Bundesligë

2022-08-16 09:22:00, Sport CNA

Kukësi pranë akordit me futbollistin që ka luajtur në

Kukësi po bëhet gati të sjellë “bombën” e merkatos në futbollin shqiptar. “Panorama Sport” shkruan se verilindorët janë pranë akordit me sulmuesin Nikolas Kastijo, i cili më herët ka milituar në Serinë A italiane apo edhe Bundesligë në Gjermani.

Ai ka luajtur edhe 24 ndeshje me kombëtaren e Kilit, ku ka shënuar katër gola, ndërsa nuk mungojnë as trofetë e shumtë me ekipet pjesëmarrëse. Burimet pohojnë se futbollisti i është ofruar nga menaxherët e tij kuksianëve për të qenë pjesë e tyre këtë sezon.

Bëhet fjalë për një lojtar, i cili ka një CV shumë të pasur, teksa vështirë se një futbollist i këtij niveli ka luajtur më herët në futbollin shqiptar. 29-vjeçari nga Kili është një sulmues tipik që njeh mirë zonën dhe do të ishte zgjidhja ideale në këtë repart.

Mjafton të thuhet që vlera aktuale e tij në treg është 1 milion euro, ndërsa pak vite më parë ai kushtonte 6 milionë euro dhe rreth tij janë qarkulluar plot 21.8 milionë euro nga ekipet për t’i blerë kartonin.





19:15 Sport

ZYRTARE/ Goditje

Edwin Gyasi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Sulmuesi ka f...

Lajmet e fundit nga