web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënë shkelje të rëndë, FIFA me “dorë të hekurt”. Përjashton federatën e futbollit

2022-08-16 11:30:23, Sport CNA

FIFA pezulloi Federatën Indiane të Futbollit për shkak të ndikimit të padrejtë të palëve të treta.

Siç njoftoi qeveria e futbollit botëror me anë të një komunikate ky pezullim hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm për atë që cilësohet si shkelje e rëndë e Statutit të FIFA-s.

Një pezullim që e vë në rrezik të madh organizimin e Indisë për Kupën e Botës për femra U-17, të planifikuar nga 11 deri më 30 tetor.

Sipas FIFA-s, Kampionati Botëror për momentin nuk mund të zhvillohet në Indi siç ishte planifikuar:

“FIFA është duke vlerësuar hapat e ardhshëm në lidhje me turneun dhe do ta raportojë çështjen në zyrën e Kryeministrit nëse është e nevojshme. FIFA është në kontakt të vazhdueshëm konstruktiv me Ministrinë e Rinisë.”, thuhej në deklaratë.

 





19:15 Sport

ZYRTARE/ Goditje

Edwin Gyasi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Sulmuesi ka f...

Lajmet e fundit nga