web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventusi i papërmbajtshëm në kampionat, bardhezinjtë asfaltojnë edhe Lacion e Hysajt

2022-11-13 22:46:15, Sport CNA

Juventusi vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme likuidoi edhe Lacion e Elseid Hysajt, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0. Një triumf fantastik ky i bardhezinjve të Sarrit që parakaluan Lacion në renditje duke u ngjitur në vendin e tretë.

Dopieta e sulmuesit Ken dhe goli i polakut Milik, vendosën këtë duel të dominuar nga juventinët. Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai u aktivizua titullar në këtë duel, si mbrojtës i i krahut të djathtë, teksa u zëvendësua në minutën e 69-të:

FT JUVENTUS-LACIO 3-0
43′, 54′ Ken; 90′ Milik

90′ GOOOOOL JUVENTUS! Bardhezinjtë të papërmbajshëm! Milik realizon golin e tretë të sfidës pas asistit të Kiezës. 

54′ GOOOOOL JUVENTUS! Sërish ai Moise Ken! Sulmuesi italian dyfishon rezultatin! Pas gjuajtjes së Kostiç nga e majta, topi u grushtua nga portieri dhe shkoi te Ken, që nuk fali nga shumë pranë vijës fatale! 

43’ GOOOL JUVENTUSI! Bardhezinjtë në avantazh pas një topi të fituar nga Rabio i cili nis Ken drejt portës. Sulmuesi kalon topin mbi Provedel dhe gjen kështu avantazhin e bardhezinjve.

41’ Gjuajtje nga distanca e Pedros, topi devijohet dhe përfundon jashtë, ngjitur me kryqëzimin e shtyllave të portës së Sheznjit.

19′ Kontroll dhe gjuajtje spektakolare me të majtën e Milik nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e Provedel.

11’ Kosticc nga e majta sheh Faxholin dhe pason te mesfushori i cili gjuan por Provedel është i gatshëm dhe kontrollon sferën.

6’ Gjuajtje e fortë diagonale e Ken, sfera përfundon jashtë katërkëndorit, jo shumë larg shtyllës.





Lajmet e fundit nga