web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia e Olsi Ramës: Jorgji nuk është për në Shqipëri, meriton nivel tjetër

2023-12-20 21:35:00, Sport CNA

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, foli për MCN TV, pas finales së Superkupës, ku Partizani fitoi ndaj Egnatias. Sipas tij, të kuqtë e merituan fitimin e trofeut.

Rama nuk e kurseu ironinë për gjyqtarin Enea Jorgji, për të cilin tha se nuk është për Shqipëri, por për një nivel tjetër.

"E pashë ndeshjen me Bitrin dhe Çinarin. Kjo është familja e Partizanit, me lojtarët që vijnë dhe e ndjekin Partizanin.

Më ka pëlqyer mënyra sesi Egnatia është i organizuar. Janë një ekip që e meritojnë vendin ku janë. E merituam besoj, e pamë të gjithë si shkoi ndeshja. Sot jam i kënaqur, sepse pashë një ndeshje me ritëm dhe një ekip që donte të fitonte.

Është një nder i madh që të kesh arbitrin më të mirë që të arbitrojë. Pse duhet të arbitrojë Jorgji në Shqipëri, sepse është nivel shumë i lartë?! Unë kam fatin që e shoh ndeshjen nga lart sepse e shoh dhe në televizor dhe e bëj VAR-in para tyre.

Mendoj se Jorgji është jashtë realitetit. E pranon ai vetë që nuk është për këtu, por për një tjetër nivel.", tha Rama. 





14:41 Sport

Odise Roshi

Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi, gjeti rrugën e rrjetë...

Lajmet e fundit nga