web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një jetë te Bayern Munich, Muller firmos rinovimin

2023-12-19 17:11:00, Sport CNA

Thomas Muller do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për sezonin e ardhshëm.

Klubi bavarez dhe sulmuesi gjerman, kanë rinovuar kontratën e tyre deri në vitin 2025.

Pjesë e Bayern-it nga moshat, Muller tashmë në moshën 34-vjeccare ka firmosur rinovimin dhe me shumë mundësi do e mbyllë karrierën te kjo skuadër.

“Jam i lumtur që rrugëtimi im me Bayernin vazhdon. Dua të luaj rolin tim, që të vazhdojmë të jemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe si klub.

Është e rëndësishme për mua të jem gur themeli dhe të ndihmoj ekipin që të ecë në drejtimin e duhur. Dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar edhe me krijimin e golave, me dashurinë time për lojën dhe me pasionin tim për futbollin. Shpresoj që të fitojmë shumë tituj të tjerë”, tha sulmuesi pas nënshkrimit të rinovimit.





14:41 Sport

Odise Roshi

Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi, gjeti rrugën e rrjetë...

Lajmet e fundit nga