web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ “Dhuratë” e portierit dhe penallti e humbur nga Egnatia, Partizani fiton Superkupën

2023-12-20 21:02:00, Sport CNA

Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë, për herë të tretë në histori. Të kuqtë triumfuan minimalisht në finale ndaj Egnatias, në sfidën e zhvilluar në “Air Albania”.

Një gafë e portierit Alen Sherri, u shfrytëzua në maksimum nga Arinaldo Rrapaj në minutën e 37-të, i cili rrëmbeu topin dhe shënoi.

 

Egnatia tentoi të reagojë, duke krijuar raste të shumta, por pa sukses. Në minutën e 72-të, Fernando kishte mundësinë e artë për të barazuar, por Fernando dështoi nga penalltia, e cila u prit nga portieri Qirko.

Partizani fiton kështu trofeun e parë sezonal, ndaj rivalit direkt edhe për titullin kampion.





14:41 Sport

Odise Roshi

Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi, gjeti rrugën e rrjetë...

Lajmet e fundit nga