web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të largohet nga Tirana, Ardit Hila drejt transferimit te rivalët e Superiores

2023-12-20 15:13:00, Sport CNA

Do të largohet nga Tirana, Ardit Hila drejt transferimit te rivalët e

Vllaznia ka shprehur interesim për mesfushorin e Tiranës, Ardit Hila. Në fakt, ka qenë vetë drejtori Tefik Osmani që ka pasur bisedime direkte me Hilën, i cili nuk po kalon një situatë të mirë në ekipin e Tiranës dhe është gjithnjë e më larg bardhebluve, teksa edhe largimi i tij nga klubi kryeqytetas është vetëm çështje orësh.

Megjithatë, në garë për Hilën, është edhe ekipi i vendlindjes së tij, Elbasani, që flitet se i ka bërë një ofertë të mirë financiare dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e tij, nëse do të zgjedhë të luajë në Superiore për Vllazninë apo në Kategorinë e Parë për Elbasanin. Në sezonin e kaluar, Hila në 29 ndeshje shënoi 6 gola, ndërsa këtë sezon në 12 ndeshje të luajtura, ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë.





14:41 Sport

Odise Roshi

Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi, gjeti rrugën e rrjetë...

Lajmet e fundit nga