web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E KRYER/ Dorëzohet Bayern, 50 milionë euro çojnë Lewandowskin në Spanjë

2022-07-16 10:01:35, Sport CNA

Bayern Munchen duket se është dorëzuar për Robert Lewandowskin. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka bërë me dije se gjermanët kanë pranuar ofertën e Barcelonës për sulmuesin polak.

Kësisoj bavarezët do të lejojnë shitjen e lojtarit te katalanasit për shifrën e 50 milionë eurove. Marrëveshja pritet të finalizohet deri ditën e nesërme në mënyrë që Leëandoëski të zbarkojë në Spanjë për të nisur nga puna.

Siç raportohet nga mediat e huaja, mes polakut dhe klubit katalanas ka pasur një akord paraprak prej muajit shkurt. Ai pritet të firmosë një kontratë që e lidh me Barcelonën për 3 sezonet e ardhshme. 33-vjeçari pati dalë hapur duke deklaruar se dëshiron largimin nga “Allianz Arena”.





Lajmet e fundit nga