web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

60 milionë euro transferim, Raphinha është gati për Barçën: Bëra gjithçka që të bëhej realitet kjo ëndërr

2022-07-15 18:22:26, Sport CNA

Raphinha ka folur në lidhje me transferimin e tij nga Leeds United te Barcelona. Interesimi ishte i madh dhe nga klube të tjera europiane, por vetë dëshira e brazilianit bëri që karriera e tij të vazhdojnë në kampin blaugranas me Xavin në krye.

“Është nder i madh për mua të jem këtu. Ndjehem falenderues për mundësinë që të vesh këtë fanellë. E doja Barcelonën që në fillim. Doja të luaja për blaugranasit dhe bëra gjithçka që kjo ëndërr të bëhej realitet. Bashkëshortja më mbështeti, kam zgjedhur të luaj për Barçën dhe jam i sigurt që nuk do pendohem”, u shpreh në deklaratën e tij gjatë prezantimit Raphinha.

Kujtojmë se kontrata e firmosur nga 25- vjeçari është e vlefshme deri në vitin 2025, teksa për transferimin e tij u paguan rreth 60 milionë euro.





Lajmet e fundit nga