web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëzohet Chelsea, klubi i Premier League fiton garën për Armando Brojën (DETAJET)

2022-07-17 20:48:00, Sport CNA

Armando Broja do jetë lojtar i West Ham si huazim gjatë sezonit të ardhshëm, raportojnë mediat angleze. Klubi i Chelsea-t duket të jetë dorëzuar kështu para kërkesave të shumta, pasi dhe ylli kuqezi kërkonte minuta në fushën e lojës.

West Ham kërkonte ta kishte të tijin kartonin, por blutë e Londrës janë të vendosur për të mos e humbur Brojën të paktën dhe gjatë kësaj merkatoje.

20-vjeçarit i mbetet të tregojë sërish potencialin e tij në Premier League, njëjtë si gjatë debutimit me Southampton. Chelsea më pas do ndihet i detyruar për ta shitur ose për t’i dhënë minuta si titullar, ashtu siç është dhe dëshira e sulmuesit me potencial.





Lajmet e fundit nga