Mbappe po i jep fund “mbretërimit” Messi-CR7, askush si ylli i PSG-së
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo prej vitesh kanë “mbretër...
Në familjen e tij me siguri flitet shumë për futboll. Ka shumë arsye, pasi i vëllai i tij, Kristi, është pjesë e Kukësit dhe ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë. Gjergji, i cili luan gjithashtu si mesfushor qendre, po ndjek hapat e tij dhe sigurisht dëshiron të arrijë lart.
Pjesë e Internacional Tirana, djaloshi që në gusht mbush 18 vjeç, rrëfen për rubrikën “Talenti shqiptar” në “fshf.org” hapat e parë në futboll, arritjet e deritanishme dhe se si përpiqet të mësojë përmes videove të yjeve të mëdhenj të futbollit, e sigurisht edhe me këshillat e vëllait të tij dhe të babait. Sigurisht ai nuk shmang nga rrëfimi emocionet dhe kënaqësinë që ka pasur në momentet që është ftuar në kombëtaret e moshave.
– Gjergji, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?
– Ashtu si shumë fëmije të tjerë pasioni për futbollin ka filluar duke luajtur në lagje. Kalldrëmet e qytetit të Korçës ishin fusha ime e parë stërvitore dhe vendi që më falte ndjesinë më të bukur. Jam rritur në një familje që e dashuron futbollin dhe personat që më shtynë akoma dhe më shumë drejt kësaj rruge janë vëllai dhe babai.
– Na tregoni pak kush ka qenë ekipi juaj i parë dhe çfarë rrugëtimi keni pasur deri tani?
Hapat e para i kam hedhur tek akademia e Skënderbeut, në ekipet zinxhir prej moshës 6-vjeçare deri 14 vjeç. Më pas për shkak të shpërnguljes së familjes drejt Tiranës kalova në akademinë e Internacional Tirana, ku vazhdoj dhe aktualisht.
– Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?
– Për fatin tim të mirë vëllai im i madh është futbollist profesionist në Abissnet Superiore dhe ai është këshilluesi dhe mbështetësi im kryesor, bashkë me babanë tim. Që të dy më qëndrojnë shumë afër, duke më treguar vazhdimisht se si të përmirësohem për të arritur në nivele sa më të larta .

– Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U-18? Çfarë kujtoni nga grumbullimi dhe ndeshja e parë?
– Çdo lojtar shqiptar e ka ëndërr ta vesh atë fanelle sikur dhe një herë të vetme. Për mua ka qenë një emocion shumë i veçantë, pasi është një vlerësim shumë i madh që të përzgjidhesh mes shumë futbollistëve të talentuar. Grumbullimi i parë me U18 ka qenë vërtetë special, pasi në fushë do ishim kundër një ekipi të madh si Italia. Isha vërtetë i lumtur, por njëkohësisht dhe i motivuar për të dhënë më të mirën pasi fanella që vishja kishte një peshë shumë të madhe.
– Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?
– Arritjet më të mëdha për mua deri tani kanë qenë përfaqësimi me Kombëtaren Shqiptare prej moshës 15-vjeçare, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, si dhe fitimi i Kampionatit Kombëtar U17 me ekipin e Internacionalit.
– Sa kënaqësi të jep fakti që nga një ekip i kampionatit shqiptar, Internacional U19, bëheni pjesë e kombëtareve te moshave?
– Është një kënaqësi shumë e madhe pasi grumbullimi i lojtarëve nga kampionati shqiptar tregon që dhe në vendin tonë rriten shumë futbollistë të talentuar, që e meritojnë dhe mund të përfaqësojnë denjësisht atë fanellë. Është një përgjegjësi e madhe për të dhënë më të mirën, por njëkohësisht dhe një reklame për karrierën time në të ardhmen.
– A ndjeni se ka diferencë mes jush dhe lojtarëve që vijnë nga klubet europiane?
– Kushtet stërvitore në klubet e huaja janë shumë më të mira se në vendin tonë, por edhe këtu ka shumë trajnerë të përkushtuar të cilët punojnë çdo ditë për të na përmirësuar. Falë tyre ne nuk kemi diferencë me lojtaret që vijnë nga jashtë. Ata mundohen të na përshtatin sa më shumë me futbollin modern, në mënyrë që ne të jemi disi të përgatitur në hapat e ardhshëm.
– Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?
-Lojtarë shqiptarë që më pëlqejnë janë disa, si Granit Xhaka, Gjasula, Abrashi, por si shembuj dhe frymëzim gjithmonë marr idhujt botërorë si Iniesta, Modriç, Ozil e të tjerë. Shohë shumë video të tyre dhe mundohem të mësoj nga lëvizjet e tyre, duke i provuar ato çdo ditë në stërvitje.
– Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?
-Synimi im është të rritem çdo ditë dhe më shumë nga ana profesionale dhe si çdo futbollist që luan në Shqipëri ëndrra ime është që në të ardhmen të luaj në kampionatet më prestigjioze të Europës.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo prej vitesh kanë “mbretër...
Ernest Muçi po rilind me trajnerin e ri Kosta Ruanjiç. Sulmu...
Kristjan Asllani është sërish protagonist me fanellën e Inte...
Kampionët e Italisë janë kthyer! Pas titullit të 19-të të fi...
Eliminimi nga Conference League duket se ka lënë një shije t...
Thomas Strakosha vendosi të vijojë karrierën në Angli, teksa...
Tashmë është zyrtarizuar nga Bayern. Robert Lewandowski ësht...
Xavi Hernández nuk do të mund të udhëtojë me skuadrën e Barc...
Jozef Menich, the Slovakian central defender, has officially...
The striker of the national team, Rei Manaj, made his debut ...
An important career step for Renaldo Torrajn. The 18-year-ol...
Tekniku i Çelsit, Tomas Tuhel ka folur ditën e sotme lidhur ...
Sulejman Starova has received a new task in the AFL. The dir...
Sigurisht që nuk ishte një mbrëmje e lehtë për Hulk, i cili ...
Tirana mund të shesë disa prej elementëve të spikatur të sez...
Kristiano Ronaldo e ka refuzuar ofertën që i erdhi këtë javë...
Kalidu Koulibaly is officially a Chelsea player. The Senegal...
Bayern Munchen duket se është dorëzuar për Robert Lewandowsk...
Një vit i pafat për çiftet e njohura të botës së futbollit. ...
Ish-sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala shtë afër nënshkrimi...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...