web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontratë 5 vjeçare, Napoli gjen zëvendësuesin e Koulibaly

2022-07-17 12:00:44, Sport CNA

Napoli shiti për 50 milionë euro Koulibaly te Chelsea, duke dobësuar qendrën e mbrojtjes. Për të zëvendësuar ish-kapitenin, napoletanët kanë afruar në ekip mbrojtësin norvegjez, Leo Ostigard.

22 vjeçari ka qenë në pronësinë e Brighton, teksa ka luajtur edhe me Genoan në huazim për gjashtë muaj. Njohës i Serie A, te Napoli kanë bërë një goditje për 5 vitet e ardhshme, me mbrojtësin që ka kushtuar 10 milionë euro.

Tanimë lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe u bashkua me skuadrën në fazën përgatitore.





Lajmet e fundit nga