web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prezantimi epik i Arlind Ajetit: Chelsea, ju keni KK ne kemi AA

2022-07-17 15:39:38, Sport CNA

Arlind Ajeti është mbrojtësi më i ri i Pordenone në Serinë C në Itali. Shqiptari 28 vjeçar ka lënë Padovan, duke firmosur për dy sezone po në këtë ligë. Prezantimi zyrtar për Ajetin është bërë vetëm dje, paçka se shqiptari prej disa ditësh po stërvitej me skuadrën.

“Chelsea, ju prezantojmë me AA tonë”, shkruan Pordenone me shaka. Kujtojmë se dje Chelsea mori Kalidou Koulibaly nga Napoli, me Pordenone që ka bërë këtë paralelizëm.

Pas eksperiencave me Basel, Frosinone, Torino, Crotone apo Grasshopers, ish-mbrojtësi i Shqipërisë vijon karrierën në ligat e ulëta të Italisë.





Lajmet e fundit nga