web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barcelona fiton me lehtësi ndaj Villarealit, shkëlqen Levandovski

2022-10-20 22:57:00, Sport CNA
Barcelona fiton me lehtësi ndaj Villarealit, shkëlqen Levandovski
Barcelona

Barcelona e ka mposhtur Villarrealin me rezultatin 3-0 në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga. Katalanasit e nisën mirë ndeshjen duke krijuar disa raste para portës së Geronimo Rullit.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 31-të, kur Robert Lewandowski pranoi një top në zonë dhe me një lëvizje të bukur shmangi një mbrojtës për të shënuar për 1-0.

Polaku sërish ishte në aksion në minutën e 35-të, ku me një goditje nga distanca shënoi një gol të bukur për 2-0.

Tre minuta më pas Ferran Torres u fut bukur në zonë, asistoi te Ansu Fati i cili gjeti rrjetën për 3-0. Një pjesë e parë shumë e mirë për Barcelonën që ishte e saktë në përfundimin e aksioneve. 

Pjesa e dytë nuk kishte ritmin e së parës, pasi Barcelona  e kishte siguruar fitoren.Në fund ndeshja u mbyll me tre golat e pjesës së parë dhe Barcelona me 25 pikë mbetet në vendin e dytë në renditje, me tri më pak se Real Madridi.





22:12 Sport

Barcelona

Barcelona dominated the first 45 minutes against Villa...

Lajmet e fundit nga