web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ausilio në Tiranë: Broja te Interi? Shpresoj të jetë i dobishëm

2023-10-10 15:05:01, Sport CNA
Ausilio në Tiranë: Broja te Interi? Shpresoj të jetë i
Ausilio ne Tirane

Mediat italiane flisnin ditën e sotme për një interesim të Inter në drejtim të sulmuesit të kombëtares, Armando Broja në merkaton e janarit si një mundësi për të shtuar më shumë forcat në repartin ofensiv. Megjithatë, nga pjesëmarrja në Federatën Shqiptare të Futbollit në Tiranë, aty ku ishte i ftuar në kursin për drejtorët sportiv, Drejtori i Inter, Piero Ausilio theksoi se Broja nuk bën pjesë në planet e Inter.

“E njohim Brojën dhe i urojmë më të mirën me kombëtaren. Po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pasur, e kam parë që së fundmi është rikthyer dhe ka shënuar gol. Por, Inter i ka sulmuesit e tij dhe nuk jemi të interesuar. Jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në organikë. I uroj Brojës më të mirën me kombëtaren, shpresoj të jetë i dobishëm për kombëtaren duke nisur nga e enjtja”, u shpreh Ausilio.





Lajmet e fundit nga