web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Albanian artists visit the National Team on the eve of the qualifiers

2023-03-22 22:21:09, Sport CNA

The Albanian Football Federation organized on Tuesday evening a dinner with the biggest names of Albanian art and music on the eve of the start of the eliminatory campaign of the European Championship 'Germany 2024'.

Many artists and singers were present at this activity, who did not hesitate to openly express their support for the Albanian National Team, not only in this new journey that starts on March 27 against Poland, but always. Famous names such as Ndriçim Xhepa, Aurela Gaçe, Kastriot Çaushi, Rajmonda Bulku, Luan Zhegu, Irma Libohova, and many others became part of this activity initiated by the Albanian Football Federation.

The President of the Football Federation, Armand Duka, the General Secretary of the AFL, Ilir Shulku, some of the members of the Executive Committee of the AFL, as well as the coaching staff of Albania, led by technician Silvinjo, also participated in this activity. President Duka also gave an occasional speech at this event. While welcoming all the guests, the head of the Albanian football government introduced the Albanian artists and singers to the recent investments made by the Football Federation in support of the Albanian National Team, with the new premises in the 'House of Football'.

Presidenti Duka e vlerësoi mbështetjen e artistëve dhe këngëtarëve dhe i ftoi ai ata që të jenë gjithmonë pranë ekipit Kombëtar si dhe për të sensibilizuar opinionin publik në mbështetje të Kombëtares shqiptare në këtë fushatë të re eliminatoresh, ku objektivi i vetëm është kualifikimi në Europianin e vitit 2024.

“Ju falënderoj që keni ardhur sonte në këtë aktivitet të organizuar nga Federata e Futbollit. Qëllimi i këtij aktiviteti është të kemi mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim të Kombëtares në “EURO 2024”. Ne e konsiderojmë si një pjesë shumë të rëndësishme të shoqërisë botën e artit, pa dyshim që ju, aktorët dhe këngëtarët ngjasoni në profesion sepse jepni shumë nga vetja juaj për ne që ju ndjekim. Dhe ju më shumë se çdokush mund ta promovoni dhe ta përçoni nevojën për mbështetje të çunave tanë për në Europianin e vitit 2024, ku objektivi është kualifikimi. Federata e Futbollit i ka krijuar kushtet maksimale për të arritur këtë objektiv. Por pa një mbështetje të përgjithshme dhe pa një klimë të mirë të të gjithë shoqërisë shqiptare, pa një dëshirë dhe dashuri të të gjithëve është e vështirë të arrish. Çunat kanë nevojë për mbështetjen tuaj, ju e keni provuar sepse çdokush prej jush nuk e pëlqen një sallë pa mbështetje, pasi as nuk aktron dhe as nuk këndon dot. Dua t’ju falënderoj edhe njëherë që keni respektuar iniciativën e marrë nga Federata e Futbollit dhe t’ju ftoj që të jeni në mbështetje të futbollit, por edhe kritikë në ato që futbolli bën keq. Faleminderit” – u shpreh Presidenti Duka.

Edhe trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, në fjalën e tij të rastit u shpreh se ndihet i emocionuar nga mikëpritja dhe mbështetja që ka marrë në këto dy muaj të parë në Shqipëri. “Është kënaqësi të jem këtu sot mes jush. Ndihem pak i emocionuar të them të drejtën, por të gjithë e dinë që unë jam brazilian dhe pak spanjoll, ndërsa sot jam bërë pjesë e kësaj Shqipërie të bukur. Unë jetoj prej dy muajsh në Tiranë dhe kam njohur vërtetë shumë njerëz të mrekullueshëm. Duket qartë që është një mbrëmje artistike sepse ndihet në ajër pak art. Ju faleminderit të gjithë për ftesën që më bëtë, e përsëris jam pak i emocionuar, sepse nuk është e lehtë për mua. Dua të shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar shumë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për besimin që më ka dhënë. Faleminderit shumë për investimin që keni bërë në Shtëpinë e Futbollit, kompleksin e ri sportiv ku të gjithë lojtarët po stërviten aty tani dhe janë vërtetë të kënaqur për këtë investim madhor. Jam njeri që bëj gjithçka me zemër e me shpirt, diçka ma kanë mësuar familja dhe veçanërisht babai im. Shpirti dhe zemra nuk do t’i mungojnë Kombëtares në fushën e lojës, kjo është e sigurt. Faleminderit edhe një herë”





17:03 Sport

Cilësohej

Cilësohej “Messi i ri”, por Bojan Krkic gati të varë këpucët...

Lajmet e fundit nga