web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fundi i epokës, Ronaldos i heqin privilegjet te Portugalia

2023-03-22 22:12:13, Sport CNA

Ronaldos i heqin privilegjet te Portugalia. Trajneri Roberto Martinez e cilësoi ende të rëndësishëm dhe grumbulloi Cristiano Ronaldon për debutimin e tij në stolin e Portugalisë, megjithatë duket se për yllin luzitan ka nisur një erë e re edhe në kombëtare.

Pavarësisht peshës së tij në dhomat e zhveshjes, Federata Portugeze ka vendosur t’i heqë privilegjet, pasi ka larguar nga grupi përgatitësin atletik të CR7-ës, Ricardo Regufe.

Ky i fundit ka një jetë përkrah Ronaldos, duke u kujdesur për gjendjen e tij atletike, megjithatë nga ky grumbullim, nuk do të ketë më mundësi të bëjë punën e tij brenda stafit të kombëtares portugeze.

Shkak është bërë një konfrontim i Regufe me pjesëtarë të tjerë të stafit, në Botërorin e Katarit dhe Federata ka vendosur të marrë menjëherë masa.





17:03 Sport

Cilësohej

Cilësohej “Messi i ri”, por Bojan Krkic gati të varë këpucët...

Lajmet e fundit nga