web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjen europiane

2024-03-06 14:09:00, Sport CNA

UEFA dhe FIFA u ka besuar arbitrave shqiptarë drejtimin e shumë ndeshjeve në arenën ndërkombëtare dhe sërish të enjten Enea Jorgji si kyresor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentë dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt do të vendosin drejtësi në ndeshjen e 1/8-ave në Conference League, Ajax-Aston Villa.

Ky takim do të startojë në orën 18:45 në stadiumin “Johan Cruijff Arena” dhe arbitrat shqiptarë do të gjykojnë këtë sfidë në Conference League, që tani është futur në fazën më emocionuese me eleminim direkt.

Një tjetër lajm i mirë vjen edhe nga arbitret vajza. Në javën që sapo lam pas në Kategorinë e Parë debutuan dy asistente femra. Mirjeta Salla në ndeshjen Bylis-Tomori dhe Edjena Kapxhiu në takimin, Flamurtari-Burreli.





Lajmet e fundit nga