web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tuchel: Ëndërroj të fitoj trofeun e Champions League me Bayern Munich

2024-03-06 13:34:00, Sport CNA

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, u shfaq shumë i lumtur, pas kualifikimit në Champions League, ndaj Lazios, skuadër të cilën e mposhtën 3-0.

Pas ndeshjes, Tuchel foli për mediat, ku zbuloi edhe ëndrrën e tij, për të fituar trofeun e madh në fund të sezonit.

"Kishim pritshmëri të mëdha, donim kualifikimin në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gol dhe nuk e humbëm kurrë toruan, as përqendrimin. Kemi gjetur golin në momentet e duhura dhe mendoj se fitorja ishte e merituar. Unë kam gjithmonë pritshmëri të mëdha ndaj vetes.

Fitorja e Champions? Skuadrat që arrijnë në çerekfinale e ëndërrojnë të gjitha. Klubet, tifozët, edhe unë…
Kujtojmë se Tuchel do të largohet nga drejtimi i Bayern Munich në fund të sezonit, teksa kjo është bërë e ditur nga vetë palët.", tha Tuchel. 





Lajmet e fundit nga