web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ahamtaj: Tirana mund të fitojë çdo trofe këtë sezon

2024-01-23 15:37:00, Sport CNA

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, foli për mediat, në prag të sfidës me Korabin, në Kupën e Shqipërisë.

Tekniku bardheblu, deklaroi se ndeshja është vlerësuar maksimalisht dhe Kupë është një nga objektivat sezonalë të klubit.

“Kupa është një nga objektivat e klubit dhe duhet të bëjmë maksimumin nesër për të arritur kualifikimin në fazën tjetër. Kemi shumë mundësi për të fituar çdo trofe dhe besoj do të ecim gjatë dhe do bëjmë mirë.

Do të përdorim lojtarët tanë më të mirë. Formula e garës nuk na jep një shans të dytë dhe duhet të fitojmë ndeshjen.

Patrik nuk është ende gati nga minuta e parë, por ai do të marrë minuta. Nuk duam ta dëmtojmë dhe do i duhet më shumë kohë për të ardhur në formë.”, tha Ahmataj.





19:47 Sport

Liverpool

Liverpool mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhti me s...

Lajmet e fundit nga