web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbrojtësi Militao rinovon kontratën me Real Madrid

2024-01-23 15:14:00, Sport CNA

Mbrojtësi Eder Militao, do ta vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid, edhe për sezonet e ardhshme.

Braziliani ka rinovuar me klubin madrilen deri në verën e vitit 2028. Ndonëse mbrojtësi është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet pas dy muajsh, drejtuesit kanë besim dhe i kanë zgjatur kontratën.

Pjesë e Real Madrid nga 2019, kur ishte 21 vjeç, Militao ka fituar 9 trofe: Një Champions League, një Kupë Bote për Klube, një Superkupë Evropiane, dy kampionate spanjolle, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa spanjolle.

Militao ka luajtur 143 ndeshje në të cilat ka shënuar 11 gola, dhe është pjesë e kombëtares së Brazilit, me të cilën ka luajtur 30 ndeshje dhe fitoi Kupën e Amerikës 2019.





19:47 Sport

Liverpool

Liverpool mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhti me s...

Lajmet e fundit nga