web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

2025-03-02 08:09:00, Sociale CNA

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek./ CNA





08:16 SOCIAL ISSUES

Today's weather

The penetration of relatively cold and dry air masses will...

Lajmet e fundit nga