web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U bë virale në rrjet/ Shfaqet pas shumë kohësh Vjollca, vështirësitë që kaloi pas daljes në televizion

2022-10-22 22:49:15, Sociale CNA

U bë virale në rrjet/ Shfaqet pas shumë kohësh Vjollca,

“Çantën në krahë, pi kafe në lokal, kokrrën e qejfit…”

Pikërisht me këtë shprehje u bë virale në rrjet Vjollca, e cila u përball me bashkëshortin tek rubrika “Shihemi në Gjyq”.

Por pas shumë kohësh që nuk është parë në publik, Vjollca ka treguar vështirësitë që i është dashur të kalojë nga përballja në televizion.

Vjollca e cila u bë e famshme me shprehjet e saj në një emision televiziv, ka treguar vështirësitë që është hasur pas daljes televizive.

Ajo tha në emisionin “Real People” të Euroneës Albania, se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe i doli jashtë kontrollit.

“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke folur kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur”, u shpreh ajo, ndërsa shprehu pendesë për gjërat që i tha në televizion bashkëshortit.

Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja”, theksoi Vjollca./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga