web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bien temperaturat, rikthehen vranësirat/ Parashikimi i motit për sot dhe nesër

2022-10-20 08:05:00, Sociale CNA

Bien temperaturat, rikthehen vranësirat/ Parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuar do të jenë në zonat e thella malore.

Ndërsa parashikohet që në pjesën e dytë të ditës në territor të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në pothuajse të gjithë zonën e ulët, por në shtrirjen Lindore do të jenë më të dukshme vranësirat.

 Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Ndërsa nesër me 21 Tetor 2022, sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë territorit. Por pritet që gjatë mesditës dhe pasdites kryesisht të ketë shfaqje të vranësirave në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët.

Vranësirat nuk do të mund të sjellin reshje shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes,por  do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi  Lindor Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./CNA.al





Lajmet e fundit nga