LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu dhe rrebeshe/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për sot dhe nesër

2022-09-27 08:05:00, Sociale CNA
Reshje shiu dhe rrebeshe/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët
Foto ilustruese

Vendi ynë përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në territor, ku më të dukshme parashikohet që shirat të jenë në zonat Veriore.

Pritet që herë pas here të kemi dhe reshje në formë rrebeshi. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht motin në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor –Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Për ditën e nesërme, territori shqiptar parashikohet që gjatë paradites të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Por pas mesdite pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat do të bëjnë që reshjet e shiut të jenë më të dukshme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 - 3 ballë./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga